Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga fjalimi që mbajti në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, dërgoi porosi të qartë tek politikanët maqedonas që po punojnë për mohimin e të drejtave të shqiptarëve.
Mexhiti porositi se koha e shovinizmit ka kaluar dhe tha se, të gjithë ata që punojnë kundër të drejtave të shqiptarëve, do të marrin përgjigjen e merituar.
“Më lejoni të porosis të gjithë ata politikan maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë sonë se koha e shovinizmit ka kaluar. Askund në botë nuk ndodh që të abrogosh të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodh as në Maqedoninë e Veriut. Në rast se ndodh ne jemi këtu për t’i siguruar të gjithë se do ta marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Mexhiti./Gazeta LAJM