Mexhiti prezanton qëndrimet e RMV-së për ndryshimet klimatike

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në një event të organizuar nga UNDP ka prezantuar qëndrimet e RMV-së që do të paraqiten në Konferencën e 29-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP29).

Marketing

Postimi i plotë:

Në prag të Konferencës së 29-të të Palëve për Ndryshimet Klimatike (COP29), e cila do të mbahet në fillim të nëntorit në Baku të Azerbajxhanit, sot mora pjesë në një event të organizuar nga UNDP për të prezantuar qëndrimet e vendit tonë që do të paraqiten në këtë samit për klimën.
Në këtë takim, ku morën pjesë edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Energjetikës dhe Minierave, Sanja Bozhinovska, prezantova të arriturat tona deri më tani në kornizën strategjike dhe legjislative në fushën e klimës, të propozuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të miratuara nga Qeveria: 4 komunikime kombëtare, 3 raporte dyvjeçare për ndryshimet klimatike, 2 kontribute kombëtare në Marrëveshjen e Parisit, si dhe një Strategji dhe Plan Veprimi Afatgjatë për Veprimin për Klimën dhe Planin e Integruar të Energjisë dhe Klimës.
Vizioni ynë afatgjatë është që deri në vitin 2050 të jemi një ekonomi e begatë me emetime të ulëta të karbonit, që ndjek një rrugë zhvillimi të qëndrueshme dhe stabile ndaj ndryshimeve klimatike, që përmirëson konkurrencën dhe promovon kohezionin social përmes veprimeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre.