Mexhiti: Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin në Onkologji

Ministri i Shëndetësisë thotë se është momenti i fundit që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin ne Onkologji. Prokuroria Publike i është përgjigjur ministrit të Shëndetësisë.

Marketing

Në një reagim Prokuroria thekson se ka procedure parahetimore dhe nuk vepron me kërkesë të personave të tjerë.

Sipas Prokurorisë shpërndarja e informacioneve bëhet pa dëmtuar procedurën. Prokuroria thotë spo punohet me përgjegjësi duke respektuar të gjitha afatet ligjore.

Prokuroria publike apeloi politkkanët të përmbahen nga përdorimi I kësaj lënde të ndjeshme për pike politike.

“Është koha e fundit që Prokuroria Publike të dalë me emër dhe mbiemër sepse ky kostum dhe kjo kollare po më ngulfat. Sot shumë mirë po ndjehem këtu, kam emocione dhe më lejoni t’ju them se palltoja e bardhë më shkon dhe ju thashë që në ditën e parë që nuk preferoj të jem politikan i asnjë partie, por do të jem mjek dhe ashtu do të mbetem, do të qëndroj bashkë me kolegët e mi dhe bashkë me ju, ne do t’i përmirësojmë të gjitha gjërat”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë./ Alsat.mk

Marketing