Mexhiti: Qeveria teknike nuk është pengesë për punësime

Formimi i Qeverisë teknike nuk është pengesë për shpalljet publike, thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke theksuar se autoritetet do t’i punësojnë gjithsej 1,117 persona në institucionet shëndetësore. Me këtë rast, ministri njoftoi edhe për punën e Klinikës së Radiologjisë për çka tha se nuk ka nevojë për qendra rajonale për këtë punë, sepse klinika qendrore do t’i lexojë diagnozat e qytetarëve dhe se nuk ka nevojë për disperzim pune.

Marketing

“Klinika e Radiologjisë do të jetë e centralizuar dhe nuk do të ketë më nevojë që në qendrat rajonale të kemi radiolog, sepse këtë do të mund ta lexojnë onlajn radiologët edhe kur nuk janë në orar të punës dhe normalisht do të paguhen më shumë për atë që e punojnë.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.