Mexhiti realizoi premtimin, punësoi me vendime të përhershme 1.117 persona në institucionet shëndetësore publike

Majiti zgjodhi të punësojë në mënyrë të përhershme 1117 persona në objektet shëndetësore

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, realizoi premtimin e tij, duke siguruar vende pune në institucionet shëndetësore publike për 1117 persona.

Me iniciativën e ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, Qeveria miratoi punësimin e 1117 personave me afat të pacaktuar në sektorin e shëndetësisë. Vendimi është marrë sot në seancën e qeverisë, nga ku njoftojnë se Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat nga Ministria e Shëndetësisë për punësimin e punëtorëve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. .

Ministri Mexhiti sot në një konferencë për media tha se investimi në punëtorët shëndetësorë është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetit publik.
“Çelësi i krijimit të politikave shëndetësore është zgjidhja e statusit të mjekëve, paramedikëve, teknikëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor me punësim të përhershëm. Sot po vendosim statusin e 1117 personelit mjekësor, personelit teknik ndihmës, higjienistëve dhe shoferëve, me vendim të Qeverisë që hap mundësinë e punësimit me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike. Mjetet për punësimin e përhershëm të miratuar sigurohen në kuadër të Institucioneve Publike Shëndetësore dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti.
I pari i Shëndetësisë, shtoi se në periudhën e kaluar, edhe në kohë krize, investimet në shëndetësi janë të mëdha.
“Ne investojmë jo vetëm në pajisje dhe infrastrukturë, ne investojmë edhe në staf, rritje pagash, shtesa për punonjësit e shëndetësisë. Me investime të tilla serioze në shëndetin publik, ne ndihmojmë në rritjen e cilësisë së shërbimit, për të lehtësuar aksesin në shërbimet shëndetësore dhe ne përpiqemi t’u ofrojmë pacientëve tanë kujdes shëndetësor evropian. Si Ministër i Shëndetësisë, në periudhën e ardhshme do të avokoj për investime në zhvillimin e kapitalit njerëzor në institucionet publike shëndetësore. Ne do të vazhdojmë me zhvillimin e kujdesit parësor shëndetësor, investimet kapitale në ndërtimin e objekteve të reja dhe moderne shëndetësore, si dhe investimet në trajnimin, edukimin dhe zhvillimin e kuadrit të ri mjekësor në vend. Vetëm kështu do ta përmirësojmë dhe forcojmë sistemin shëndetësor në vend”, tha Mexhiti.

Marketing