Lëvizja Demokratike Po Forcon Radhët e Saj me Figura të Rëndësishme nga BDI-Saraj
Zv/kryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm për partinë e tij, duke theksuar se çdo ditë rrugëtimi i Lëvizjes po bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Sipas Mexhitit, gjithnjë e më shumë bashkëmendimtarë dhe ish-bashkëpartiakë të BDI-së po bashkohen me vizionin e tij të drejtë dhe të sinqertë.
Sot, ai ka njoftuar se Lëvizjes Demokratike i janë bashkuar figura të njohura dhe themeltarë të BDI-së, dega Saraj, të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme gjatë viteve:
Zeko Abazi – Themelues i Kuvendit të BDI-Saraj dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës
Muhamet Hoxha – Ish-zëdhënës i Qeverisë së RMV dhe anëtar i Degës së BDI-Saraj
Jonuz Metushi – Kryetar i Forumit Rinor të BDI-Saraj
Hatif Shabani – Kryetar i Këshillit Vendor të BDI-Çajlanë
Bujamin Shabani – Anëtar i Nëndegës Svillare
Drita Feta – Koordinatore e Forumit të Gruas të BDI-Saraj
Në një mesazh për aktivistët dhe strukturat e ndershme të BDI-së, Mexhiti ftoi që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike për të kontribuar në një të ardhme më të mirë dhe për të realizuar ndryshimin e shumëpritur. Ai theksoi se vetëm duke qëndruar të bashkuar, mund të ndërtohet një të ardhme më e mirë për të gjithë.
“Bashkë jemi më të fortë, bashkë ndërtojmë të ardhmen!” përfundoi Mexhiti.