Mexhiti: Shfuqizimi i balancuesit nuk e rrezikon punësimin e shqiptarët

Pas shfuqizimit të Balansuesit nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikohet aspak punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Kështu ka deklaruar zv/kryeminstri Izet Mexhiti. Ai madje tha se shqiptarët më mirë janë përfaqësuar kur kanë qen punsimet me marrëveshje politike, se sa atëherë kur është vendosur mekanizimi i balansuesit, ndërsa shtoi se të enjten Ministria e Financave ka miruatuar 38 punsime për shqiptarë në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valle Shqiptare.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në RMV është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mundë ta abrogon ashkush. Është çështje tjetër d.m.th ky përfaqësim a do të rregullohet me balanser, apo me ndonjë vegël tjetër, apo me ligj, dhe ju i keni dëgjuar edhe të parnerëve tonë në qeveri, duke filluar nga kryeminstri deri te ministri i Administratës, që e vërtetojnë që është kategori kushtetuese dhe që ka kapacitet qeveria që këtë çështje ta përmbyllë me një ligj që ofronë përfaqësim të drejtë dhe kualitativë, në të ardhmen”.

Në lidhje me ligjin e ri që do ta propozojnë nga koalicioni VLEN, Mexhiti informoi se ditët në vijim do të formohet grup pune i ekspertëve, për të  biseduar dhe vendosur për  modelin më të mirë që do ta rregullon çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut.

IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Pra, do të jetë në frymën që të respektohet kategoria kushtetuese përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në RMV, duke mos i dhënë mundësi Gjykatës Kushtetuese që ta abrogon këtë ligj në të ardhmen, siç ka abrogu disa deri tash, dhe këtu dalim tek problemi esencial që na i ka lënë trashëgimi partitë shqiptare në qeverisjet e kalume. Kanë lejuar që një ligj, apo ligje që sillen me shumë mund, me shumë djersë, me shumë investim politik, që të sillen me dy shumica, me shumicën e thejshtë dhe të badenterit, nesër i kanë mundësuar Gjykatës Kushtetuese që ti abrogon vetëm me shumicë të thejshtë”.

Marketing

Ndërkaq, në lidhje me reagimet e opozitës shqiptare , Mexhiti tha se të njejtin që sot reagojnë, një vit më parë në seancë qeverise kanë votuar staregjinë ku është bërë kërkesë që shfuqizohet balancuesi.

Marketing