Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i konsideron të dështuara protestat e Frontit Europian për destabilizim.
“Shqiptarët nuk do të përkrahin protesta dhe demostrata të atilla ku nuk ka kauzë kombëtare, nuk ka kauzë politike, por thjesht atyre u duhet mjegull për ta shpëtuar lëkurën e vet dhe për të shpëtuar Soravitë dhe çështjet tjera korruptive që i kanë pas.” – deklaroi Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.