Qeveria jonë po ndërton si kurrë më parë dhe të gjitha komunat po përfitojnë pa dallime politike.
Janë siguruar 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat.
Në seancën e sotme të Qeverisë, filluam procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
Në thirrjen e fundit, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë 4,5 miliardë denarë, që përkthehet në më shumë se 73 milionë euro investime.
Për këtë qëllim, janë angazhuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Transportit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Këto institucione do të përcaktojnë kriteret për financimin e projekteve përmes granteve kapitale.
Ky është një hap i madh për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.