Mexhiti takon ambasadorin Bullgar, Zheljasko Radukov

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, z. Zheljasko Radukov.

Marketing

“Sot mirëprita në një takim njoftues ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, z. Zheljasko Radukov. E urova për detyrën e re dhe i dëshirova shumë sukses në misionin e tij në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët për dy vendet tona. U pajtuam se duhet të përkushtohemi në dialog të hapur, forcimin e shkëmbimit tregtar dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve mes dy vendeve, duke u mbështetur në vullnetin e mirë dhe qëllimet pozitive të të dyja palëve”, ka shkruar Mexhiti në FB.

Marketing