Mexhiti: Themeluam Këshillin organizativ për akademinë përkujtimore kushtuar Mehmet Gegës

Sot në praninë vajzës së Mehmet Gegës veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare nga Tetova, Valdeta Neziri themeluam Këshillin organizativ dhe u dakorduam që më datë 23 dhjetor në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup në ora 18:00 të realizojmë Akademinë përkujtimore kushtuar Mehmet Gegës udhëheqësit të Demonstratave të Tetovës të vitit 1968.
E po këtë ditë më 23 dhjetor, në ora 15:00 do të promovojmë edhe rrugën me emrin “Mehmet Gega” në Çair.
Pra rrugën e deritanishme “August Cezarec” nga dita kur shënohet 55 vjetori i Demonstratave të Tetovës do ta riemërojmë në “Mehmet Gega” dhe kësisoj rezistencën kombëtare shqiptare do ta kujtojmë çdo ditë.

Marketing