Mexhiti: Unë i kam sjell Grubin dhe Osmanin në BDI, por nuk mundet që pastaj të bëhen më të mëdhenj se Papa

Në një paraqitje të ftuar në televizionin Sitel, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka folur hapur për fillimet e BDI-së dhe përfshirjen e tij në parti.

Marketing

“Unë jam shok klase me Grubin, është e vërtetë që në fillim isha unë ai që e bëra BDI-në të pamposhtur në Shkup dhe në rajonin e Shkupit duke marrë njerëz nga sektori joqeveritar nga partitë e tjera politike, e solla edhe Artan Grubin dhe Bujar Osmanin e shumë të tjerë, por jo unë si kam kërkuar të jenë më të mëdhenj se Papa, nuk i kam kërkuar Ahmetit t’u japë partinë apo të eliminojnë çdo gjë me vlerë n[ BDI. Është e qartë se unë mendoj se të gjithë po ikin prej tij, por sikur të më kishin dëgjuar më herët, BDI nuk do të ishte në këtë situatë”, tha ai.

Marketing