Mexhiti: Urime të përzemërta për 30-vjetorin e Universitetit të Tetovës

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka shprehur urime në 30 e Universitetit të Tetovës.

Marketing

“Urime të përzemërta për 30-vjetorin e Universitetit të Tetovës! Ky institucion është fryt i përkushtimit dhe sakrificës, një simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe një dritë që ndriçon rrugën e dijes për brezat e rinj.

Në këto tri dekada, Universiteti ka qenë shtëpi e dijes dhe zhvillimit, duke u bërë pjesë e pandashme e identitetit dhe emancipimit tonë.

Faleminderit të gjithëve që me punë e përkushtim kanë ndihmuar ta ndërtojnë këtë institucion. Gëzuar dhe për shumë vite të tjera suksesi e lavdie!”, ka shkruar Mexhiti.

Marketing