I nderuar profesor Zeqirija Ibrahimi,
Me kënaqësi të madhe dhe ndjenjë të thellë respekti, ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj kryetar të Alternatives, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Kumanovë.
Jam i bindur se nën drejtimin tuaj, Alternativa do të vazhdojë të jetë e fuqishme, dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Afrim Gashin, tashmë ish kryetarin e Alternativës dhe kryetarin aktual të Kuvendit të RMV-së, me të cilin bashkëpunimin do ta vazhdojmë në kuadër të institucioneve shtetërore, për realizimin e interesave të të gjithë qytetarëve të vendit, veçmas shqiptarëve, në mënyrë që t’i përmbushim premtimet e dhëna.
Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar për të vazhduar edhe me ju, bashkëpunimin e shkëlqyer, që kemi ndërtuar deri më tani me Alternativën.
Me respekt dhe urime të sinqerta,
Ju dëshiroj suksese të mëtejshme, në këtë detyrë të re dhe të rëndësishme! https://www.facebook.com/share/p/THwfE8ur3F2M2KCs/?mibextid=oFDknk