Mexhiti uron zëvendësministrat: Kjo përbërje do të kontribuojë në realizimin e premtimeve tona

Të dashur qytetarë,
Kam kënaqësinë të ju njoftoj për emërimin, e zëvendësministrave të rinj.
Që nga krijimi i tij, koalicioni VLEN, ka qenë i përkushtuar të sjellë në krye të vendit, profesionistë që do të jenë të pastër e të përkushtuar, për zhvillimin e vendit!
Si Lëvizje Demokratike, jemi të vendosur për të rritur cilësinë dhe performancën e administratës publike, duke emëruar në pozita kyçe, njerëz të aftë dhe të drejtë.
Kështuqë, zëvendësministrat e emëruar janë individë të njohur për integritetin, profesionalizmin dhe arritjet e tyre të jashtëzakonshme. Prandaj, ne emëruam si zëvendësministra edhe pesë profesorë universitare dhe profesionistë në fushat e tyre përkatëse. Kjo përbërje e pasur dhe e larmishme do të kontribuojë në realizimin e premtimeve, tona dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë.
Ne jemi të angazhuar për ndërtimin e një qeverie të ndershme dhe efikase, e cila do të punojë për të mirën e të gjithëve. Me emërimin e këtyre profesionistëve, besojmë se do të arrihet një përparim i rëndësishëm dhe do të promovohen vlera, që do ta drejtojnë vendin tonë, në rrugën e duhur.
Urimet e mia më të mira shkojnë për të gjithë zëvendësministrat e rinj, dhe i uroj suksese në detyrat e tyre të reja!
Na priftë e mbara!

Marketing