Mexhiti: Viti 2024 do të jetë viti i ndryshimit,opozita shqiptare vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në!

Në brifingun e fundvitit me gazetarë theksuam se viti që po e lëmë pas, ka qenë një vit që ka shënuar një moment historik për skenën politike në RMV, e në veçanti për bllokun politik shqiptar. Sepse është një e vërtetë në pah; që për herë të parë opozita shqiptare bashkohet dhe vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në dhe për ta ndërprerë regjimin 20 vjeçarë të saj.
Viti 2023 ka qenë një vit që ka ndryshuar lojën, ne po thellojmë çdo ditë e më shumë bashkëpunimin, po bashkojmë forcat, kemi nënshkruar deklaratë, kemi zhvilluar takime me faktorët ndërkombëtarë, me përfaqësues të disporës, dhe po realizojmë çdo ditë takime me qytetarët.
E shohim interesimin e madh të njerëzve dhe entuziazmin e strukturave, prandaj ju sigurojmë që 2024 do të jetë viti që do të ndyshojë situatën e padëshiruar të qytetarëve. 2024 do të jetë vit i ndryshimit në çdo fushë, vit i progesit dhe reformave, pra vit i Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Marketing