Mexhiti: VLEN dhe VMRO koalicion parazgjedhor

VLEN dhe VMRO-DPMNE do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Kështu ka bërë të ditur zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5 dhe ka theksuar se listat e tyre për këshilltarë do të jenë të ndara dhe planifikojnë të ofrojnë mbështetje reciproke për kandidatët për kryetar komunash, në raundin e parë apo të dytë zgjedhor, në varësi të marrëveshjes të cilën do ta arrijnë.

Marketing

IZET MEXHITI, ZV.KRYEMINISTËR

“Për këshilltarë do të kandidojmë ndaras, sepse është sistem proporcional, ndërsa për kryetarët është sistem I shumicës dhe aty ku kemi kandidatë do të mbështeten nga VMRO-DPMNE, apo anasjelltas, tani a do të jetë raundi i pari ose raundi i dytë, kjo do të vlerësohet. Synimi është që koalicioni qeveritar të jetë fitues absolut në zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se së shpejti do të fillojnë procedurën me anketa të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë komunash për zgjedhjet e ardhëshme lokale.