Mexhiti: VLEN është bashkimi që sjell ndryshimin – në fund fitojnë shqiptarët

Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka theksuar përmes një statusi në Facebook se koalicioni VLEN përfaqëson një frymë të re në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke u pozicionuar si kundërpeshë ndaj politikës së vjetër të bazuar në intriga dhe përçarje.

Marketing

“VLEN është fryma e bashkimit. VLEN është bashkimi rreth ndryshimit,” ka shkruar Mexhiti, duke shtuar se kjo organizatë politike reflekton thirrjen e çdo shqiptari për përfaqësim dinjitoz, parimor dhe të ndershëm.

Sipas tij, largimi nga antivlerat është ajo që e bën VLEN-in të dallojë: “VLEN është vlera. Dhe nga VLEN iku antivlera.”

Ai thekson se koalicioni i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike përbën një bashkim të fuqishëm për ndryshim. “Kjo është një betejë për parime. Nuk ka triumfalizëm. Në fund fitojnë shqiptarët,” përfundon ai.