Mexhiti:Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit. Marrëveshja në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.

Marketing

Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime.

MEXHITI: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

Shkupi, 25.12.2024 Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit. Marrëveshja në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.

Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime.
Kredia mbulon të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat me projektet e tyre prioritare aplikojnë në Ministri për realizimin e tyre.

Zbatimi i projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore po zhvillohet me një dinamikë të përshpejtuar dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruhen marrëveshjet për furnizim publik me ofertuesit më të favorshëm për kryerjen e punimeve në disa komuna të tjera të vendit.

Marketing