Izet Mexhiti
🎯 Investim tek të rinjtë, investim për të ardhmen!
✅ Vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet – për çdo student.
✅ 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja. Çdo biznes mund të përfitojë deri në 30.000 euro financim.
Këto mjete janë siguruar në Buxhetin e vitit 2025, kështu duke dëshmuar përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë në realizimin e ideve të tyre.
Të rinjtë dhe studentët janë partnerë të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhme të sigurt, andaj kemi obligim t’i mbështesim!
Dhe ky është vetëm fillimi!