Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi 36.2 milionë euro për realizimin e investimit të ri në sektorin energjetik, me ç’rast pritet funksionimi i mëtejshëm i gjashtë hidrocentraleve, do të rritet fuqia e tyre e instaluar dhe prodhimi i energjisë elektrike nga burimet vendase. Mjetet janë siguruar me hua në vlerë prej 25 milionë eurove nga Banka Zhvillimore KfV, 11.2 milionë euro nga granti i BE-së nga WBIF-ja dhe 0.2 milionë euro nga Qeveria e Gjermanisë.
Investimi do të realizohet gjatë dy viteve të ardhshme. Ai do të përfshijë rivitalizimin e gjashtë hidrocentraleve të mëdha (HEC Vrutok, HEC Vërben, HEC Raven, HEC Tikvesh, HEC Shpilje dhe HEC Gllaboçica që sigurojnë midis 20% dhe 30% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Me këtë investim, fuqia e tyre e instaluar do të rritet për 13.5 MW shtesë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike do të rritet për rreth 47.5 GWh në nivel vjetor.
Përveç kësaj, investimi siguron ulje të kostove të mirëmbajtjes dhe rritje të besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit, si dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Bëhet fjalë për fazën e tretë të rivitalizimit të këtyre hidrocentraleve. Gjithashtu, dy fazat paraprake janë financuar me hua, ku faza e parë është financuar me hua nga Banka Botërore, ndërsa faza e dytë me hua nga Banka Kreditore për Rindërtim – KfV dhe kanë përfunduar me sukses.
Për realizimin e këtij investimi, sot në Shkup u nënshkruan: Marrëveshja e huasë ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KfV dhe SHA EMV – Shkup, Marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Kreditore për Rindërtim – KfV, Marrëveshja e veçantë ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KfV dhe SHA EMV – Shkup dhe Marrëveshja e grantit WBIF ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KfV dhe SHA EMV – Shkup.
(Banka Gjermane Zhvillimore) do të mundësojë rehabilitimin e hidrocentraleve dhe do të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të EMV-së për prodhimin e energjisë së ripërtërishme. Ky është shembull i shkëlqyer se si dy qeveritë tona po bashkëpunojnë me qëllim të sigurimit të disponueshmërisë energjetike me çmime të arsyeshme”, tha u.d. ambasadori Graf.
Kovaçevski, drejtori i përgjithshëm i EMV-së, vlerësoi se faza e tretë e rivitalizimit të gjashtë hidrocentraleve të mëdha ka rëndësi shumë të madhe, sepse me zëvendësimin e pajisjeve të vjetëruara dhe të amortizuara do të reduktohet koha e ndërprerjes së tyre për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar dhe të paplanifikuar, që nënkupton disponueshmëri të impianteve për 100% në nivel vjetor, pas përfundimit të projektit.
Ministri shtoi se projekti është i harmonizuar me detyrimet e Axhendës së gjelbër për Ballkanin Perendimor, me përpjekjet për tranzicion drejt energjisë së pastër dhe do të kontribuojë për implementimin e Strategjisë së zhvillimit të energjetikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040, e cila ka për qëllim zvogëlimin e emisioneve për 61% të gazrave serrë në krahasim me vitin 2005, si dhe pjesëmarrjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë së konsumit bruto në energji finale për 45%.