MF: Borxhi publik në fund të tremujorit të parë 58.6% e PBB-së

Ministria e Financave sot ka publikuar të dhënat për gjendjen e borxhit publik deri më 31 mars 2024. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik arrin në 8.769 milionë euro, që paraqet 58.6% të PBB-së.

Marketing

Në tremujorin e parë u emetuan letrat shtetërore me vlerë prej 219.2 milionë eurove, u tërhoqën mjete në vlerë prej 175.5 milionë eurove në bazë të marrëveshjeve të lidhura kreditore me kreditorët e huaj, si për shembull tërheqja e transhesë së dytë nga FMN-ja nga Linja kreditore për përkujdesje dhe likuiditet dhe 57.6 milionë euro në bazë të huave për ndërmarrjet publike dhe SHA-të e themeluara nga shteti dhe komunat, komunat e qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit. Gjithashtu u realizua edhe pagesa e detyrimeve në bazë të principalit për borxhin e jashtëm në vlerë prej 82.7 milionë eurove.

Ministria e Financave publikon gjendjen e borxhit publik në nivel tremujor, ndërsa gjatë përllogaritjes së borxhit publik në raport me PBB-në janë shfrytëzuar të dhënat për vlerën e PBB-së për periudhën 2005 – 2024, për vitin 2022 janë shfrytëzuar të dhënat për vlerën e PBB-së së publikuar në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave, ndërsa për vitin 2023 janë shfrytëzuar të dhënat preliminare të Entit Shtetëror të Statistikave dhe sa i përket vitit 2024 është projektuar vlera e PBB-së së Ministrisë së Financave.

Gjithashtu, sot sipas dinamikës së konstatuar, Ministria e Financave publikoi të dhënat për gjendjen e borxhit shtetëror, i cili duke deri më 31 mars 2024 arrin në 7.544 milionë euro, që paraqet 50.4% të PBB-së. Gjendja e borxhit nacional publikohet në nivel mujor.

Ministria e Financave i publikon këto të dhëna në mënyrë transparente në faqen e saj të internetit. Të dhënat e fundit tregojnë se borxhi publik është brenda kufijve të përcaktuar me ligjin e ri, respektivisht me Ligjin e Buxheteve. Me këtë ligj të ri u vendos rregulli me ç’rast borxhi publik nuk duhet të kalojë 60% të PBB-së, që është edhe në përputhje me kriteret e Mastrihtit. Ministria e Financave vijon me përcaktimin e ruajtjes së borxhit publik në nivel stabil dhe brenda kritereve të përcaktuara.

Marketing