MF: Qeveria siguroi 250 milionë euro përmes letrave me vlerë të Gjermanisë me kushte të favorshme

Qeveria miratoi vendim për emetimin e letrave me vlerë në tregun e Gjermanisë, përkatësisht fletobligacionit të njohur si „Namensschuldverschreibungen“ – NSV, me vlerë prej 250 milionë eurove. Mjetet do të shfrytëzohen për pagesën e borxheve të vjetra që maturohen edhe për financimin e nevojave të buxhetit. Ministria e Financave në vazhdimësi monitoroi tregjet e kapitalit dhe sipas analizave të gjera, ky instrument me normën e tij të interesit dhe afatin e maturimit është opsioni më i mirë për portofolin e borxhit publik. Norma e interesit është 3.75% me EURIBOR 6 mujor plus, afat pagese  prej 3 viteve dhe periudhë grejs prej 18 muajve.

Marketing

NSV paraqet instrument që zakonisht e emetojnë klientët me cilësi të lartë me vlerësim kreditor investues stabil , ndërsa letrat me vlerë blihen nga investitorët e Gjermanisë. NSV si letër me vlerë e regjistruar, deri më tani nga Banka Deutsche është emetuar në Republikën e Polonisë, Irlandës, Belgjikës dhe Mbretërinë e Spanjës.

Përveç bankës Deutsche, këtë instrument financiar e emetojnë edhe bankat KfW, BERZH dhe BEI.

Në periudhën e kaluar, u realizuan disa transaksione në tregun ndërkombëtar të kapitalit nga ana e vendeve anëtare të BE-së me vlerësim më të lartë kreditor se vlerësimi kreditor i vendit tonë, ku normat e interesit ishin rreth 7%, me vlera disa herë më të larta të tërheqjes. Kjo vijon si reaksion i ashpërsimit të kushteve në tregun ndërkombëtar të kapitalit, si rezultat i shtrëngimit të politikës monetare, me rritjen e normave të interesit nga ana e pothuajse të gjitha bankave të mëdha qendrore në botë për shkak të inflacionit të lartë.

 

Duke filluar nga tremujori i parë i këtij viti deri më tani, vërehet rritje e konsiderueshme e çmimit të tregtimit edhe në tregun sekondar të euroobligacioneve të emetuara, që paraqesin shembull për përcaktimin e çmimit (normës së interesit) gjatë emetimit të mundshëm të një еuroobligacioni të ri.

 

Aktualisht, euroobligacionet e Maqedonisë tregtohen me rendiment në interval rreth 7%, që do të thotë se nëse Republika e Maqedonisës së Veriut do të emetonte euroobligacion të ri, norma e interesit do të ishte në nivel prej rreth 8%.

Në kushte të tilla, tejmase del në pah nevoja për të udhëhequr politika të brendshme prudente, prandaj Ministria e Financave iu destinua gjetjes së një burimi tjetër financiar më të favorshëm. Në periudhën e kaluar, Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Deutsche punonte vazhdimisht mbi emetimin e një instrumenti të ri financiar, i cili është obligacion i regjistruar në përputhje me legjislacionin e Gjermanisë – NSV.

Me këtë instrument, norma e interesit është dukshëm më e ulët se ajo që do të arrihej me emetimin e mundshëm të euroobligacionit të ri.