MF: U emetua fletobligacioni i 21 për denacionalizim në vlerë prej 6 milionë euro

Sot, shteti përmes Ministrisë së Financave emetoi emetimin e njëzet e një të fletobligacioneve për denacionalizim në vlerë të përgjithshme prej 6 milionë euro, me të cilën do të kompensohen të gjithë personat me aktvendime të plotfuqishme për denacionalizim nga data 01.01.2021 deri më datë 31.12.2021, ku përcaktohet se kompensimi do të bëhet përmes fletobligacioneve.

Marketing

Mjetet e ndara nëpërmjet fletobligacioneve do të paguhen nga shteti me këste dhjetëvjeçare me interes vjetor prej 2%.

Republika e Maqedonisë së Veriut në çdo kohë mund të blejë fletobligacione për denacionalizim para afatit të maturimit të tyre sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tregtimi me fletobligacione për denacionalizim do të bëhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive brokere dhe bankave anëtare të Bursës së Maqedonisë.

Para afatit të maturimit të tyre, qytetarët mund t’i shfrytëzojnë fletobigacionet për denacionalizim për pagesë të banesave në pronësi shoqërore.