“M’i vodhi rrjetet sociale dhe iu shkruante lojtarëve të ekipit”- Icardi me deklarata shokuese për Wandan pas ndarjes

Mauro Icardi ka bërë një deklaratë tronditëse lidhur me jetën e tij të ndarë me Wanda Narën.

Marketing

Në një intervistë për televizionin turk, Icardi tha: “Wanda më ka abuzuar fizikisht për vite, dhe gjithashtu më ka abuzuar digjitalisht, gjë që më ka sjellë shumë probleme financiare”.

Ai vazhdoi të shpjegonte se Wanda kishte vjedhur llogaritë e tij dhe kishte shkruar lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me të në atë kohë.

“Ajo vodhi llogaritë e mia dhe u shkroi lojtarëve që luanin në të njëjtin ekip futbolli me mua në atë kohë”, tha Icardi.

Icardi dhe Wanda u ndanë në korrik të vitit 2024 dhe çifti ende është në procesin e përfundimit të divorcit të tyre.

Për momentin, Icardi ka nisur një lidhje të re me avokaten e tij, Angela Burgos.