Miçell: Referendumi, mundësi historike për vendin

Në prag të referendumit për emrin, shpeshtohen vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan dhe europian në vend. Në Shkup qëndroi Ves Miçell, ndihmës sekretar amerikan i shtetit i cili realizoi takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe aktorët tjerë politik në vend.

Marketing

Zyrtari i lartë amerikan, me këtë rast nënvizoi rendësin e referendumit duke e cilësuar si mundësi historike për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi edhe njëherë se referendum i suksesshëm nënkupton ardhmëri euro-atlantike për vendin. Derisa lideri i BDI-së Ali Ahmeti, referendumin e cilëson si shans historike, që nuk duhet lëshuar.