Micevski: Pushteti e shpëtoi Katica Janevën nga shkarkimi

“Sot, para syve të gjithë opinionit të Maqedonisë, qeveria shpëtoi të dyshuare Katica Janeva nga shkarkimi. Me propozimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së për të vendosur në rendin e ditës shkarkimin e të dyshuarës prokurores speciale, Katica Janeva, shumica parlamentare e drejtuar nga LSDM e refuzoi këtë propozim, duke e vendosur atë në anën e mbrojtjes së Janevës, deklaroi sot koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

Marketing

Sipas tij, kjo tregon se dyshimet e tyre për koordinim dhe sinkronizim midis Katica Janevës, qeverisë së Zoran Zaevit, prokurores Vilma Ruskoska dhe prokurorit të shtetit Ljubomir Joveski janë pjesë e planit të shpëtimit të Katica Janevës dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.

“Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja sot në vend që të ishte në anën e drejtësisë mbrojti krimin dhe haraçin. A është mbrojtja e Katica Janevës nga LSDM-ja dhe Zoran Zaev mbrojtje indirekte e zyrtarëve të lartë të qeverisë që morën pjesë në këtë aferë më të madhe kriminale deri më tani, duke pasur parasysh që Katica Janeva ka informacione që do të dëshmonin përfshirjen e zyrtarëve të lartë në aferën ‘Haraçi’”, deklaroi Micevski.

Me votën kundër vendosjes së rendit të ditës së punës të shkarkimit të Katica Janevës, ra maska e LSDM-së se ato janë për drejtësi dhe se ligjet vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Sot ata kanë treguar dhe minuar edhe më tej sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë dhe se gjithçka që u intereson është se si të falen krimet e tyre.