“Michael Schumacher, rast i pashpresë”

“Michael Schumacher është një rast i pashpresë”. Kështu është shprehur miku i tij i ngushtë, Roger Benoit, i cili ka folur për gjendjen e 7 herë kampionit të F1, i cili pësoi një aksident të rëndë me ski në vitin 2013 dhe vijon trajtimet në shtëpi, larg syrit publik, për më shumë se një dekadë.

Marketing

Pasi u rrëzua dhe goditi kokën në shkëmb, Schumacher kaloi 250 ditë në koma të induktuar në spital, para se të kthehej në shtëpi. Lajmet për gjendjen e tij janë shumë të rralla dhe shumë pak njerëz lejohen që ta vizitojnë atë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, gazetari Benoit tha se nuk ka më shpresë se mund ta shohim sërish një ditë kampionin gjerman.

“Djali i tij, Mick, ka thënë në një intervistë të vitit 2022 se do të jepte gjithçka që të fliste sërish me babanë e tij. Kjo fjali tregon gjithçka mbi gjendjen aktuale të Michael Schumacher, se si i ka kaluar këto 3500 ditë. Është rast i pashpresë”.