Zoran Zaev ka legjitimuar atë që unë kam thënë për një kohë të gjatë, ndërsa ajo është se Ruskoska është zgjedhja e tij dhe tani ai dëshiron ta zëvendësojë Katica Janevën me një tjetër Katica Janeva, kësaj radhe me emrin Vilma Ruskoska, deklaroi lideri i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në intervistë për “Republikën”.
“A e di dikush se ku është aktualisht Katica Janeva? Ose atë do ta ruaj qeveria si një mister derisa të mendojnë një plan më të mirë. Nuk do të ketë asgjë për aq kohë sa mbrohen fajtorët e vërtet të “Haraçit”. Për aq kohë sa Kiki na tregon se ai nuk është Kiki dhe Friki është i heshtur, për aq kohë sa Zaev bëhet memec për bashkëpunëtorët e tij të partisë, krimi do të lulëzojë. Ata duhet të dinë se nuk ka drejtësi pa përgjegjësi, ndërsa përgjegjësi ne d do të kërkojmë kur të luftojmë për një ndryshim e pushtetit”, tha Mickovski.