Mickoski: Ambasadorët evropian nuk duhet të zemërohen për miqësinë me Orbanin

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ambasadorët evropianë nuk duhet të inatosen me kredinë e marrë nga Hungaria sepse kjo është një çështje e brendshme.

Marketing

“Ne do të kursejmë si shtet 120 milionë euro me kredinë nga Hungaria, në vend që të marrim kredi nga diku tjetër, me arsyetimin se interesi prej 3.25 për qind është shumë më i ulët se interesi që do të merrej nga huadhënësit e tjerë”, tha kryeministri Hristian Mickoski në “Top Tema”.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse ambasadorët evropianë nuk i janë inatosur për miqësinë me Orbanin, ai thotë se është çështje e brendshme e shtetit.

“Pse ambasadorët evropianë të më zemërohen për miqësinë me kryeministrin e një shteti anëtar të BE-së dhe NATO-s”, pyeti Mickoski.