Mickoski: Anulimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-në është katastrofal

Është katastrofale anulimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, së paku që mund të bëj në këtë moment Ministri i Punëve të Jashtme është të jap dorëheqje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së-së, Hristian Mickoski.

Marketing

“Zoran Zaevi në shumë raste e konfirmoi se çka të deklarojë, është gënjeshtër. Kjo është katastrofale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Jo vetëm që i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare, jo vetëm që u përpoq të ratifikojë një akt kapitullimi, tash e shohim se përfitimi nuk është. Gjithë kohës përpiqej të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe ndërgjegjen e tyre. Do të përpiqen të krijojnë mjegull, të paarritshmen t’ua shfaqin si të arritshme, do të përpiqen të na tregojnë se prej tash mjaltë dhe qumësht do të rrjedhë nga shteti”, deklaroi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se qeveria dhe Zaevi nuk kanë as plan, as vizion se si të vazhdojnë më tej.
“Kjo që ndodhi tash është edhe një humbje e diplomacisë tonë, më e pakta që mund të bëj është që Ministri i Punëve të Jashtme të jep dorëheqje të pakthyeshme”, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së.

Marketing