Mickoski: Ata që kanë milliona, kanë interes për destabilizim

Ata që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet, ndërsa demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë këto institucione.

Marketing

Kështu deklaroi  kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse ende i qëndron qëndrimit që ka shprehur më herët se ka njerëz që punojnë për destabilizimin e shtetit.

“Informacionet për destabilizim janë të atilla çfarë janë. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe qeverisnin në 7 vitet e fundit, kanë interes ta destabilizojnë shtetin për shkak se janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet stabil dhe institucione stabile për shkak se demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë institucionet” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.