Mickoski: Atë që ua premtuam qytetarëve kemi filluar ta realizojmë

“Kemi filluar të realizojmë atë që u premtuam qytetarëve, po paraqesim një projektligj pas një procedure të shkurtuar për riorganizimin e organeve dhe ngritjen e dy ministrive të reja, pres mbështetjen e të gjithë deputetëve”, deklaroi Mickoski

Marketing

“Para zgjedhjeve që kaluan, ne premtuam një shtet funksional dhe ligjor, një qeveri efikase që do të zbatonte reforma dhe do të përmirësonte jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoni”, u shpreh Mickoski.

Mickoski gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar propozimin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshij ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë dhe së njëjtës do t’i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistoj më, por do të krijohet ministri për sport.

“Do të kemi një ministri të re, ajo është ministria e administratës. Me këto ndryshime do të realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës, të përmirësojmë standardin e qytetarëve. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë ligj”, tha Mickoski.