Mickoski: BDI-ja ka bërë pakt me bullgarët në llogari të maqedonasve

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, sipas kërkesave të Bullgarisë, është “mbrojtja e fundit e identitetit maqedonas”, thotë lideri i opozitares VMRO-DPMNE. Hristiijan Mickoski pret që, siç thotë, “edhe më tej shefi i diplomacisë Bujar Osmani t’u bëjë presion anëtarëve të komisionit historik”, duke shtuar se “BDI-ja duke e mbrojtur interesin e Shqipërisë ka hyrë në pakt me Bullgarinë duke i shitur interesat e popullit maqedonas”.

Marketing

Me mbështetjen e Kornizës negociuese me BE-në, sipas propozimit francez, udhëheqësia e BDI-së ka bërë aleancë me Bullgarët në llogari të interesave të popullit maqedonas, akuzon lideri i opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Udhëheqësia e BDI-së ka bërë gabim historik, ata praktikisht duke e parë interesin e Shqipërisë, hynë në koalicion dhe pakt me Bullgarinë dhe me Bullgarët, i shitën interesat e popullit maqedonas dhe bashkëqytetarëve të tyre në Maqedoni dhe në këtë mënyrë kanë lënë plagë të përhershme në memorien tonë kolektive. Këtë nuk do ta harrojmë,” deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Në intervistë për “Veçer”, sic njofton KlanM, Mickoski thekson se Bullgaria do të vazhdojë të kërcënohet me veto nëse nuk ndryshohen shpejt librat e historisë sipas interpretimit të Sofjes të periudhës së mesjetës, si bazë për bindjen se “Maqedonasit janë Bullgarë”, por edhe nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese në vend.

“Po – pres nga Bujar Osmani presion mbi punën e Komisionit, edhe pse kjo tani nuk lidhet në asnjë mënyrë me rrugën evropiane të Maqedonisë, sepse rruga evropiane për momentin varet vetëm nga një gjë, ky është ndryshimi i Kushtetutës. Ky është momenti kur unë them asgjë nuk është humbur, sepse ndryshimi i Kushtetutës është mbrojtja e fundit e identitetit maqedonas,”deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Megjithatë, në qoftë se në zgjedhje sërish BDI-ja fiton në bllokun politik shqiptar, ndërsa VMRO-ja në atë maqedonas, Mickoski, sic përcjell KlanM, thotë se “nuk ka dilemë se do të bisedojnë” për koalicion eventual , me kërkesë që BDI-ja të korrigjohet në raport të identitetit maqedonas. I bindur se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë 61 deputetë, Mickoski do të dëshironte të hyjë në koalicion me partitë aktuale opozitare të bllokut shqiptar.

Marketing