Mickoski: Deputetëve të VMRO-së u janë ofruar shuma parash

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se partia e tij pritet ditëve në vijim pritet të realizojë takime për formimin e shumicës së re parlamentare.

Marketing

“Gjatë ditës së djeshme nuk kemi pasur takime me asnjë parti, por ditëve në vijim do të kemi dhe publiku do të informohet për këto takime dhe për rezultatet”, tha Mickoski duke shtuar VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të formojë shumicë parlamentare, por siç tha ai duke ruajtur parimet dhe jo për çfarëdo çmimi.

Mickoski nuk përjashtoi mundësinë e mbetjes në opozitë.

“Ashtu siç thashë, do të tentojë të arrijë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve, dhe në bazë të mundësisë që do ta jepte kjo qeveri, të realizojmë politikat që kemi premtuar para qytetarëve. Nënkuptohet, nëse nuk kemi sukses, VMRO-DPMNE do të mbetet në opozitë dhe do të luftojë kundër të gjithë atyre politikave jotëdrejta që do t`i zhvillonte përbërja e re parlamentare”, tha Mickoski.

I pyetur nëse ekziston mundësia që deputetët nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja të mbështesin VMRO-DPMNE-në për formimin e shumicës parlamentare, Mickoski tha se të gjithë që respektojnë programin e partisë, janë të mirëseardhur për bashkëpunim.

“Të gjithë faktorët politik që vlerësojnë se me programin të cilin ka garuar VMRO-DPMNE-ja mund të qeveriset, janë të mirëseardhur. Këtu jemi, jemi të gatshëm për bisedime, jo vetëm për Besën, por për të gjithë partitë që janë pjesë e koalicionit të LSDM-së”, deklaroi Mickoski.