Mickoski: Deri më 10 shtator do të kemi qëndrim për referendumin

VMRO-DPMNE deri më 10 shtator apo në fillimin e fushatës së referendumit do ta jep qëndrimin e saj nëse do të ftojë në bojkot apo të dilet dhe të votohet kundër.

Marketing

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën për Kanal 5 konfirmon se ka marrë ofertë për hyrje në Qeveri por demanton se ka kërkuar ndryshime në Kodin zgjedhor që do nënkuptonte amnisti për ish udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së.

Në anën tjetër shumë funksionarë të VMRO-DPMNE-së, përfshirë këtu edhe deputetin Antonio Milloshoski, nëpër rrjetet sociale shpalosin qëndrimet e tyre personale ku bëjnë thirrje për bojkot, por ky qëndrim nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të partisë.

Marketing