Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë ka porositur qytetarët që të mos pranojnë siç e quan ai Marrëveshjen kapitulluese me Greqinë, pasi që sipas tij, kjo marrëveshje bie ndesh me interesat e shtetit.
Mickoski në profilin e tij në Twitter ka shkruar se fëmijët e vendit duhet të trashëgojnë një Maqedoni më të mirë, të drejtë dhe krenare.
“Unë e dua Maqedoninë të atillë siç e trashëguam nga paraardhësit tanë dhe dëshirojë që të njëjtën ta përjetojnë dhe fëmijët tanë, të atillë siç vetëm ata e meritojnë, më të mirë, të drejtë dhe krenare!”, ka shkruar Mickoski në Twitter.