Mickoski dëshiron të ndihmojë Qeverinë në rrugën drejt BE-së, nuk do zgjedhje të parakohshme

ideri i VMRO-DPMNE-së mbrëmë ishte mysafir në emisionin “Otvoreno” në Tv Alfa. Ai mes shumë çështjesh ka folur edhe për datën e negociatave, zgjedhjet e parakohshme si dhe për qeverisjen e pushtetit aktual të LSDM-së, njofton Zhurnal.

Marketing

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Mickoski tha se ato i konvenojnë partisë mirëpo jo edhe qytetarëve, sepse në këtë mënyrë do të humbnim edhe një vit tjetër për fillimin e negociatave.

Mickoski deklaroi se këtë verë, as në qershor e as në korrik nuk do të marim datë për fillim të negociatae me BE-në.

Ai paralajmëroi se do i propozojë Komitetit eksekutiv dhe atij qëndror të VMRO-DPMNE-së që me gjithë potencialin që kanë në nivel të lartë të dialogut të punojnë me Qeverinë për tejkalimin e të gjitha pengesave që ekzistojnë në rrugën e vendit që në tetor të marë datë për negociata.

“Interesi i qytetarëve dhe shtetit është para se gjithash dhe mbi të gjitha, dhe kështu duhet të sillemi. Nëse shoh personalisht, për interesa të partisë, ndoshta tani është momenti kur VMRO-DPMNE duhet të dalë dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të fitojë. Por, kjo fitore do ta largonte vendin tonë edhe për një vit tjetër deri në datën tjetër kur duhet të vendoset për negociata, këto janë riziqet që ekzistojnë”, shtoi Mickoski dhe shtoi se duhet të punohet për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, nëse priten vendimet e Bordit Qendror të LSDM-së dhe prej tyre varen vendimet në Qeveri atëherë, siç tha, e kemi gabuar sistemin politik në shtet, kjo është një qasje dhe shembull i gabuar për të ardhmen dhe një minus në konton e shtetit në tetor.

Ai tha se LSDM po udhëheqë politikë të materializmit dhe klientalizmit. Sipas tij, shteti ka hyrë në borxhe të mldha ndërsa realizimi i investimeve kapitale është katastrofale.