Sot Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski së bashku me drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn dhe zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti mbajtën takim informativ me 58 kryetarë të komunave, të cilët u informuan për marrëveshjen financiare në vlerë prej 50 milionë euro, mjete të siguruara përmes Bankës Evropiane për Investime (BEI), të cilat i shpërndan Qeveria përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky takim i sotëm është në drejtim të forcimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe koordinimit në shfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave, ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime dhe do të ndahen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si mjete të pakthyeshme të bashkive.
Sot dërguam një mesazh të fortë dhe të qartë se Qeveria jonë është sinqerisht e përkushtuar për forcimin e komunave në mbarë vendin.