Mickoski: Do ta respektojë vullnetin e qytetarëve

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski frikësohet se ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, përveç ndryshimit të emrit, do të vijë deri tek ridefinimi i shtetit me çka Maqedonia do të shëndrohet në shtet binacional. Përveç kësaj, jep dyshime se kryeministri Zaev është dakorduar për përfitime të reja për bashkësinë shqiptare në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Marketing

Në intervistë për “Nezavisen”, Mickoski tha se nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev vepron sipas strategjisë së tyre, ndërsa jo kundër tij personal. Është i bindur se ato që do të abstenojnë dhe do të votojnë “kundër” marrëveshjes me Greqinë, do të jenë më me numër se ato që do të votojnë “për”.

Sipas Mickoskit që të kalojë referendumin nevojiten që të dalin 900 mijë qytetarë dhe shumica e tyre të votojnë “për”.
“Nëse kjo ndodhë, diçka që nuk e besoj, ai do të jetë vullnet i qytetarëve. Dhe unë nuk kam ndërmend të shkoj kundër tyre. Nuk të thoni se jeni demokrat dhe mos ta respektoni vullnetin e qytetarëve, por njëherësh dhe nëse nuk është i suksesshëm, atë ta respektojë pushteti”, tha Mickoski.