Mickoski: Do të krijojmë një dokument strategjik që do të jetë udhërrëfyes për të gjitha qeveritë e ardhshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me Strategji Nacionale të Zhvillimore, të cilën sot do ta miratojë Kuvendi, propozues i së cilës është Qeveria, ndërsa LSDM nuk e ka përkrahur, tha:

Marketing

„Epo, nuk pres që LSDM-ja të mbështesë politikat e Qeverisë, mendojnë se është një strategji e mirë, unë nuk mendoj se është një strategji e mirë. Dhe mendoj se këtu kryetari i ri i LSDM-së ka probleme të brendshme të njerëzve që e çojnë në thellësi dhe mundohen ta mbysin sa më shpejt, sepse kanë interesa të tyre brenda partisë, por ky është problemi i tyre, jo problemi ynë.

Këto janë dy dokumente krejtësisht të ndryshme, ky me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është dokument strategjik që trajton fusha të cilat nuk janë të përfshira në këtë Strategji Nacionale e kështu me radhë. Diçka që është shumë e rëndësishme.

Diçka që është shumë e rëndësishme dhe në emër të kësaj i bëj thirrje edhe një herë që të mendojnë dhe të qëndrojnë pas kësaj nisme, sepse qëllimi ynë është të mbledhim të gjithë mendjet në këtë shtet që të krijojmë një dokument që do të jetë udhërrëfyes për të gjitha qeveritë e ardhshme, jo vetëm të kësaj Qeverie, rreth së cilës do të bashkohemi të gjithë pa dallim të diversiteteve tona etnike dhe partiake”, deklaroi Kryetari i Qeverisë, Mickoski.