Mickoski do t’i përkrahë Selën dhe Gashin për interpelancën ndaj Spasovskit

VMRO-DPMNE-ja do të përkrahë koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën për interpelancën ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për rastin e moskpajes së të akuzuarit në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.

Marketing

Edhe pse Mijallkovi tashmë po vuan arrestin shtëpiak, sërish për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shumë arsye pse duhet të ketë interpelancë, kjo sepse siç tha ai, “të largohen ministri më i paaftë i Punëve të Brendshme”.

“Nëse institucionet kanë dështuar, duhet të ketë përgjegjësi. Duke filluar nga ai”, ka thënë Mickoski.

Ai ka shpresuar se do të kenë shumicë të nevojshme për të kaluar interpelanca.

Ndërkaq, ditë më parë ASH-AAA njoftuan se do të parashtrojnë interpelancë ndaj Spasovskit, për shkak të dështimit për të kapur Mijallkovin. Edhe pse institucionet 3 ditë e kërkuan, Mijallkovi u paraqit vetë ditën e martë, 23 shkurt 2021.