Mickoski drejtuar studentëve: Vizioni ynë është të krijojmë sistem që ju ofron mundësi të zhvilloheni – pa kufizime dhe pengesa

“Arsimi nuk është vetëm një rrugë drejt suksesit individual – është një katalizator për ndryshimet shoqërore, barazi dhe përparim. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, festojmë pikërisht energjinë, kreativitetin dhe ambicien tuaj. Ju jeni ata që do të udhëhiqni shoqërinë tonë drejt një të ardhmeje më të mirë. Jo vetëm përmes të mësuarit dhe fitimit të njohurive, por edhe përmes rolit aktiv në krijimin e zgjidhjeve inovative dhe një shoqërie të drejtë,” tha Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve.

Marketing

Kryeministri Mickoski deklaroi se vizioni i Qeverisë është të krijojë një sistem me të cilin studentëve do t’u ofrohet mundësia reale për t’u zhvilluar, pa kufizime dhe pengesa.

“Problemet tuaja janë prioritete të rëndësishme për ne. Dhe këtë nuk e them vetëm sepse kjo pritet nga unë. E them sepse i gjithë zhvillimi im profesional është i lidhur me fakultetet, universitetet, shkencën dhe studentët. Qeveria është e vendosur t’ju ofrojë mbështetje të fortë dhe të krijojë kushte ku puna, talenti dhe ambicia juaj mund të shkëlqejnë. Vizioni ynë për arsimin dhe të rinjtë është i thjeshtë, të krijojmë sistem që ju ofron mundësi të zhvilloheni – pa kufizime dhe pengesa. Me krenari mund të them se tashmë po punojmë për ndryshime të mëdha,” theksoi ai.

“Suksesi juaj është suksesi i gjithë shoqërisë, prandaj do të vazhdojmë të investojmë te ju, në ëndrrat dhe të ardhmen tuaj. Së bashku, mund ta bëjmë Maqedoninë një vend ku të rinjtë jo vetëm që dëshirojnë të qëndrojnë, por edhe janë krenarë që po e ndërtojnë. Të përpiqemi ta dëshmojmë këtë. Arsimi është ndoshta mjeti më i rëndësishëm për drejtimin e proceseve që do të zhvillohen në të ardhmen. Sa më i fortë dhe më i fuqishëm të jetë arsimi, aq më i fortë dhe më i fuqishëm do të jetë shteti ku jetojmë,” është decid kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shtoi se asnjëri prej nesh nuk ka qenë i kursyer nga dëshira për të ikur nga vendi, por theksoi se realiteti është se duhet të luftojmë çdo ditë në atdheun tonë dhe këtu të krijojmë që të shohim Maqedoninë ashtu siç e duam të jetë.

“Të gjithë ne, në disa momente të jetës sonë, kemi pasur mundësinë, ose ndonjëherë nga revolta kemi dashur të paketojmë jetën tonë në një valixhe dhe të shkojmë sa më larg nga këtu. Nuk ka qenë e lehtë, dhe karrierat tona profesionale mund të kenë nisur ndoshta nën pritshmëritë që kemi pasur kur kemi qenë studentë. Ndoshta kemi pritur që ai realitet i ashpër i quajtur jetë të ishte më i butë me ne që nga fillimi. Por, për fat të keq, realiteti nuk është i tillë. Realiteti është se duhet të luftoni çdo ditë dhe se jeta është një luftë, dhe ajo luftë mund të zhvillohet në shtëpi, ajo është më inspiruese sepse po luftoni për atdheun tuaj, ose mund të jeni atje diku larg dhe të luftoni për oboret e huaja dhe atdheun e dikujt tjetër. Këshilla ime për ju është, të qëndroni këtu dhe të luftojmë së bashku, për ata që vijnë pas jush, të luftojmë për atë Maqedoni që duam të shohim, sepse vetëm kështu mund të jemi të lumtur dhe të suksesshëm,” tha Mickoski.

Marketing