Mickoski: Duhen zgjedhje të parakohshme

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish përëriti nevojën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, të cilat sipas tij duhet të mbahen në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.

Marketing

Akuzoi pushtetin për krim dhe korrupcion si dhe paaftësi për të shty proceset përpara.

“Maqedonisë i duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare, dhe termini i vetëm logjik, që t ëmos bëjmë shpenzime shtesë janë edhe zgjedhjet lokale. Mendoj se kjo duhet të ndodh dhe punojmë që kjo të ndodh, mirëpo paraprakisht duhet të vjen një qeveri e cila duhet të përgatis terren të sheshtë për ato zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe lokale dhe jo një qeveri e këtillë e korruptuar, kriminale dhe e paaftë.”   – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.