Mickoski: Ekonomia e Republikës së Maqedonisë është më e dobëta në Evropë

Në një kohë kur kemi para syve tregtinë e qeverisë me interesat kombëtare dhe shtetërore, kur po kyçet marrëveshja e kapitullimit të Zoran Zaev, e cila fshin emrin Maqedoni dhe një numër koncesionesh të tjera bëhen në dëm të shtetit dhe në periudhën kur Maqedonia mbetet pa datë për negociata, ekonomia vazhdon të zhytet. Katastrofa në politikën kombëtare është vetëm një pjesë, ndërsa në jetën reale është edhe më keq, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një video të filmuar.

Marketing

Sipas tij, me një rritje prej 0.1%, ekonomia e Republikës së Maqedonisë është më e dobëta në Evropë, ndërsa të dhënat më të reja për prodhimin industrial për muajin prill tregojnë rritje vetëm për 1.1% dhe se kjo tregon se rritja në industri është e pamjaftueshme dhe larg nivelit të kërkuar. Kjo do të thotë që qytetarët vazhdojnë të varfërohen, ndërsa ekonomia shkon drejt zhytjes. Prodhimi në miniera ka rënë për minus 7.3%, sektori i energjisë ka rënë për 6.3%, mallrat jo të qëndrueshme të konsumit për 6.0% dhe kështu me radhë.

Marketing