Mickoski: Ekziston projekt për shkatërrimin e VMRO-DPMNE-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, dje ka vizituar anëtarët e partisë së tij në Kisella Vodë, ku edhe ka realizuar takime me qytetarët dhe simpatizantë të partisë.

Ai tha se proceset gjyqësore që për momentin janë kundër VMRO-DPMNE-së, bëhen me qëllim që të fshihen politikat e gabuara të LSDM-së.

Marketing
“Ky gjyqësor Kacarska dhe kjo prokurori Ruskovska, me këto dëshmi të inskenuara, të cilat i shohim çdo ditë kanë për qëllim ta realizojnë projektin për ta shkatërruar VMRO-DPMNE-në. Ata janë të vetëdijshëm se derisa partia jonë merr frymë, karriera e tyre politike vendoset në pikëpyetje”, tha Mickoski.

Ai foli edhe për ekonominë, ku tha se po ndodh shkatërrim i vërtetë. Mickoski tha se do të vendosen tatime më të larta, që sipas tij, çmimin do ta paguajnë qytetarët.