Mickoski: Është e rëndësishme që në BE po dëgjohet një mendim ndryshe

Ajo që është e rëndësishme të theksohet, që gjithashtu e tha një nga kryeministrat e vendeve anëtare, është se sipas tij, ai ka marrë pjesë në shumë nga këto samite, ky ishte samiti ku në mënyrë më të hapur, më të drejtpërdrejtë dhe më sinqerisht u thanë gjërat nga liderët e Ballkanit Perëndimor, por edhe nga liderët e shteteve anëtare të BE-së dhe kështu ishte edhe ndjesia ime. Edhe në pjesën e punës edhe në darkën e punës për disa orë, kishte një diskutim shumë të hapur, shumë debate të hapura, shumë gjëra u thanë, shumë krahasime me të kaluarën. Një tjetër, gjithashtu kryeministër me ndikim i një shteti tha se edhe në vitin 2004, kur kishte një valë të madhe zgjerimi të BE-së, mund të themi se asnjëra nga këto shtete që u bënë anëtare nuk i plotësonte kriteret sipas kapitujve, sipas klastereve etj. Por ekzistonte vendim të guximshëm politik që paketi të mbyllej, do të thotë të gjitha këto shtete të bëhen anëtare të BE-së dhe kështu tani pres që të krijohen kushte për një vendim guximtar nga ana e BE-së që të mund në të njëjtën kohë të pranojnë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE, tha Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në intervistë për RTM nga Samiti i BE-së dedikuar shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Ai shtoi se ajo që është shumë e rëndësishme për ne si shtet është që në BE po fillon të dëgjohet një mendim ndryshe nga ai nënshtrues dhe përulës i qeverive gjatë 7 viteve të kaluara.

„Ajo që është shumë e rëndësishme për ne është se përparimi do të jetë sipas meritat. Kjo është theksuar edhe në rezolutën dhe në përfundimet. Ajo që është e rëndësishme për ne është se po dëgjohet një mendim ndryshe nga ai që është dëgjuar deri më tani, pra mendim nënshtrues, përulës etj., mendim të cilin qeveritë e mëparshme gjatë 7 viteve të kaluara e kanë krijuar këtu në Bruksel, por përballemi me problemet dhe po i themi frikërat dhe shqetësimet tona, kërkohet një plan. Kjo është ajo që më bën të kënaqur“, theksoi Mickoski.

Mickoski theksoi gjithashtu se si shtet na lavdëruan edhe për Planin për Rritje, se e kemi përfunduar dosjen tonë në mënyrë më cilësore dhe se nëse vazhdohet sipas planit, pritet që transhin e parë ta fitojmë deri në fund të vitit.

„Nga ana tjetër, këtu e kemi Planin për Rritje, u lavdëruam si shtet se e kemi përfunduar dosjen tonë në mënyrën më cilësore. Tani po presim përgjigjen nga Brukseli për versionin përfundimtar të ligjit që duhet të kalojë në Parlament dhe nëse e marrim atë version sa më shpejt, unë i luta kolegët tanë nga familja jonë, Partia Popullore Evropiane, që të bëjnë presion në komisionin për të përshpejtuar atë proces. Pasi ta marrim atë përgjigje dhe pasi të përditësohet versioni përfundimtar i marrëveshjes, ne do ta kalojmë nëpër procedurat në Kuvendin tonë dhe pres që deri në fund të këtij viti të marrim edhe transhin e parë, ose mund të themi më së voni në gjysmën e parë të muajit janar të vitit të ardhshëm. Por, jam optimist që kjo do të ndodhë këtë vit“, theksoi Mickoski dhe shtoi se vetë shtetet anëtare të BE-së janë lodhur nga shpjegimi pse procesi i anëtarësimit nuk duhet të bilateralizohet, por të evropianizohet.

„Kështu që kishte shumë gjëra konkrete. Kishte shumë gjëra të bukura që u thanë, u diskutua drejtpërdrejt, hapur dhe ajo që po e mbaj si emocion, si ndjenjë, është se vërtet edhe vetë shtetet anëtare janë lodhur nga shpjegimi pse ky proces nuk duhet të bilateralizohet, por duhet të evropianizohet. Kështu që mund të them se jam i kënaqur me gjithçka që ndodhi dje pasdite dhe sot në mëngjes në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që e organizoi familja ime, Partia Popullore Evropiane“, përfundoi Mickoski.

Marketing