Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka publikuar një video në Facebook, ku shihet në praninë e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë teknike nga radhët e partisë së tij.
Kreu opozitar ka deklaruar se premtova punë dhe përkushtim për rezultate reale për shkak se sipas tij, populli nuk guxon të dëshpërohet. “Mijëra fate presin kohëra më të mira dhe ndryshime. Bashkërisht të punojmë për Maqedoninë që po rindërtohet. Është përgjegjësi të cilën e pranoj”, ka shkruar Mickoski. Ai shtoi se kabineti i tij dhe njerëzit që do të emërohen në Qeverinë teknike do ta mbrojnë vullnetin e popullit dhe se viti i ri sjell shpresë, mundësi dhe ndryshme që do të sjellin rindërtimin. Të premten pritet të formohet Qeveria teknike e përbërë nga përfaqësues të opozitës dhe të pushtetit.