Mickoski: Grupet e “nëntokës” LSDM-BDI bëjnë presion mbi deputetët që dëshirojnë zgjedhje

Po ushtrohet presion ndaj deputetëvë të Kuvendit që janë “pro” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sic thonë nga VMRO-DPMNE-ja, nga grupe kriminale të LSDM-së dhe BDI-së. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se presionet vijnë nga grupe kriminale që janë pjesë e nëntokës maqedonase.

Marketing

“Mendoj se nuk mund të ketë njeri në kuvend, njeri racional i cili ia don të mirën Maqedonisë dhe mos të dëshirojë zgjedhje. Mirëpo, këto grupe gjysmëkriminele të cilët kontrollohen nga udhëheqësitë e larta të LSDM-së dhe BDI-së dhe janë pjesë e kësaj nëntoke maqedone tani më kanë filluar të ushtrojnë presion ndaj deputetëve. Unë kamë besim se ato do të qëndrojnë konsistent për shkak se lufta për Maqedoni nuk ka çmim, ndërsa kriminelët një nga një do të pendohen për këtë që po bëjnë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Përderisa vazhdojnë përplasjet për zgjedhjet e parakoshme parlamentare, kreu i VMRO-DPMNE-së duke mos dhënë shumë detaje paralajmëroi se deri në fund të muajit do të dorëzojë në Kuvend mocion për votëbesimin e qeverisë.

Derisa Mickoski thotë se i ka numrat e nevojshëm për suksesin e mocionit, partitë e koalicionit qeverisës pretendojnë se do t`i kenë numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.