Mickoski: Haraçina dhe Likova do të bëhen me kopshte funksionale,puna e ministrit Limani është për vlerësim të lartë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje të deputetëve theksoi se kopshtet për fëmijë në komunën e Likovës dhe Haraçinës do të jenë funksionale, ndërsa kërkesa e tij për falje u transmetua gabimisht nga disa media, sepse ai u kërkoi falje qytetarëve të këtyre dy komunave për shkak të krerëve të papërgjegjshëm të këtyre dy komunave.

Marketing

„Vërejta se disa media e transmetuan gabimisht kërkesën time për falje, ajo ishte për qytetarët e Likovës dhe Haraçinës për shkak të shqetësimeve të shkaktuara si pasojë e deklaratave të kryetarëve të papërgjegjshëm të komunave. Sa i përket punës së Fatmir Limanit, mund të them se do ta vlerësoja me notën më të lartë, diçka që besoj se ju si BDI gjatë viteve të kaluara keni pasur të njëjtën mendim për të“, tha kryeministri Mickoski në një pyetje të deputetes Rina Ajdari për kopshtet në Haraçinë dhe Likovë.

Kryeministri Mickoski theksoi se si kryeministër është jashtëzakonisht i kënaqur me punën e ministrit Limani dhe e inkurajon të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë.

„Sa i përket mënyrës se si funksionon sistemi për sigurimin e miratimit nga Ministria e Financave, dua të them se ky proces ka filluar institucionalisht nga vetë komunat deri te Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Kjo do të thotë se ministri Limani e ka nënshkruar, nuk është e vërtetë që ai nuk ka nënshkruar dhe ka dërguar dokumentin në Ministrinë e Financave nga ku ka marrë përgjigje pozitive“, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se deri në fund të kësaj jave pritet që problemi të zgjidhet.

„Gjatë ditës së djeshme është realizuar komunikimi nga ministri Limani me komunat dhe kopshtet, të cilat fatkeqësisht BDI kur ishin në pushtet nuk i hapën, do të jenë operative dhe funksionale“, tha kryeministri.

Kryeministri Mickoski i tha deputetes se në vend që të përfshijë fëmijët në luftë politike, ka mënyra më legjitime për të luftuar politikisht.

„Ka mënyra më konkrete për ta bërë këtë, por ju vendosët të abuzoni me fëmijët. Dhe kjo, sipas meje, nuk është e mirë, por është vendimi juaj dhe ju mendoni se kështu duhet ta udhëhiqni betejën tuaj politike“, deklaroi kryeministri Mickoski.

Marketing